Aplikimi hap pas hapi Ndaj

Hapi 1

Regjistrimi dhe aplikimi

Regjistrimi është falas. Mund të bëhet online ose në zyrën tonë. Pas kësaj mund të aplikosh tek ne dhe të të sjellish:

2 foto5x5 me prapavijë të bardhë dhe në formë elektronike(600x600 piksel);
pasaportë nderkombëtare-pasaporta duhet të jetë valide më së paku 6 muaj nga data e fundit të programit;
kopjet nga të gjitha vizat e mëparshme amerikane(nëse posedoni të tyra dhe nuk janë në pasaportën aktuale);
letërnjoftim;
1 vërtetim se je student i rregullt në vitin akademik 2017/2018;
indeks studentor;


Hapi 2

Sigurmi i punës

Vetsigurimi: kërkon punë me ndihmën e internetit ose të shoqerisë. Pasi që ta gjeni ofertën e punës e cila Ju përshtatet më mirë, e dërgoni forën e kontratës së punës punëdhenësit tuaj, i cili duhet të njejtën ta plotësoj dhe t'ua kthej. Këtë kontratë duhet ta sjellesh tek ne në zyre.

Me ndihmën nga ana e bashkpunëtorve amerikan, që nevojitet aplikimi tek ne në zyre. Opsionet që ju ofrohen janë:

takimet me punëdhënësit amerikan, të ashtuquajtura Job Fair;
online intervista-Virtual Hire
sistem i bazuar online me qindra oferta të punës-Job Direct

Hapi 3

Dorëzimi i dokumenteve për DS2019 dhe pagesa për programin

Pasi të merrni ofertën e punës, vini tek ne, që ti plotësojmë dhe ti paraqesim dokumentet tuaja për lejen e punës. Pastaj ju paguani edhe pjesën tjetër të programit (jo më vonë se një muaj nga data e nënshkrimit te kontratës).


Hapi 4

Rezervimi i biletës

Mund ta bësh që nga momenti i dorëzimit të dokumeteve për DS 2019. Sa më herët ta rezervosh biletën, aq më mirë- do të jetë më lirë dhe më sigurt. Në momentin e rezervimit duhet të paguash 100 EUR, shuma e cila do të kalkulohet në çmimin final të biletës tënde.


Hapi 5

Intervista për vizë

Përgaditja e dokumenteve për aplikimin ne Konzulat për J-1 vizë. Aplikimi për J-1 bëhet duke iu përshtatur rregullave dhe procedurës së Konzulatës amerikane. Kuadra ynë do të jetë me Ju gjatë përpilimit të dokumentave për intervisën e vizës.

 

 


Hapi 6

Orientimi

Pjesëmarrja në orientimin e organizuar nga ana e Viking-ut para se të nisesh për në SHBA është e domosdoshme.


Hapi 7

Aviobioleta

E konfirmon dhe e blen aviobiletën. Ky është hapi më i këndëshëm i aplikimit. Thjeshtë pakohu dhe nisu!


  Çfarë fiton me paketën WAT Self-arranged Viking Tax Recycle  

Apliko Online Tani!


Top Оferta 143 Ofertat | Shiko të gjithat