Aplikimi hap pas hapi
Ndaj
Hapi 1 Regjistrimi dhe aplikimi Regjistrimi është falas. Mund të bëhet online ose në zyrën tonë. Pas kësaj mund të aplikosh tek ne dhe të të sjellish: 2 foto5x5 me prapavijë të bardhë dhe në formë elektronike(600x600 piksel);
Sigurmi i punës Vetsigurimi: kërkon punë me ndihmën e internetit ose të shoqerisë. Pasi që ta gjeni ofertën e punës e cila Ju përshtatet më mirë, e dërgoni forën e kontratës së punës punëdhenësit tuaj, i cili duhet të njejtën ta plotësoj dhe t'ua kthej. Këtë kontratë duhet ta sjellesh tek ne në zyre. Me ndihmën nga ana e bashkpunëtorve amerikan, që nevojitet aplikimi tek ne në zyre. Opsionet që ju ofrohen janë: takimet me punëdhënësit amerikan, të ashtuquajtura Job Fair; Hapi 3 Dorëzimi i dokumenteve për DS2019 dhe pagesa për programin Pasi të merrni ofertën e punës, vini tek ne, që ti plotësojmë dhe ti paraqesim dokumentet tuaja për lejen e punës. Pastaj ju paguani edhe pjesën tjetër të programit (jo më vonë se një muaj nga data e nënshkrimit te kontratës).
Rezervimi i biletës Mund ta bësh që nga momenti i dorëzimit të dokumeteve për DS 2019. Sa më herët ta rezervosh biletën, aq më mirë- do të jetë më lirë dhe më sigurt. Në momentin e rezervimit duhet të paguash 100 EUR, shuma e cila do të kalkulohet në çmimin final të biletës tënde.
Intervista për vizë Përgaditja e dokumenteve për aplikimin ne Konzulat për J-1 vizë. Aplikimi për J-1 bëhet duke iu përshtatur rregullave dhe procedurës së Konzulatës amerikane. Kuadra ynë do të jetë me Ju gjatë përpilimit të dokumentave për intervisën e vizës.
Orientimi Pjesëmarrja në orientimin e organizuar nga ana e Viking-ut para se të nisesh për në SHBA është e domosdoshme.
Aviobioleta E konfirmon dhe e blen aviobiletën. Ky është hapi më i këndëshëm i aplikimit. Thjeshtë pakohu dhe nisu! Çfarë fiton me paketën WAT Self-arranged Viking Tax Recycle |